Site icon Telegrafi

Apeli e kthen në rivendosje rastin e Lekajt për keqpërdorim pozite

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur lidhur me ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 16.07.2018, në rastin e të akuzuarve ish-kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj, dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë, zyrtarëve I.I.,P.S.,B.S.,T.M., dhe D.Th.

Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Aty theksohet se është hedhur aktakuza e Prokurorisë Speciale, e cila ka qenë përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Ndërsa pjesa më anë të secilës është vërtetuar aktakuza e prokurorisë  për  veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” nga neni 422 lidhur me nenin 31 të KPK-së, për personat e lartcekur si dhe “Mashtrim  me subvencione”  nga neni 262 dhe “Shmangie nga tatimi”  nga neni 249,  për të akuzuarin V.H.  është anuluar nga ana e kësaj gjykate dhe kthyer në rivendosje”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version