Telegrafi

Apeli i autoriteteve: Ndalohet striptizi në varrime! (Video)

Vitin e kaluar, Ministria e Kulturës në Kinë lëshoi një deklaratë në të cilën thuhet se Qeveria po punon ngushtë me policinë për të eliminuar performancat që kanë qëllim tërheqjen e sa më shumë njerëzve në varrim, me besimin se kualiteti i jetës pas vdekjes varet nga numri i njerëzve që të ndjerin e përcjellin në rrugën e fundit, transmeton Telegrafi.

Ky besim u bë problem që nga viti i kaluar, kur ja nisën në internet të dalin fotografi të varrimeve, e ku merrnin pjesë striptizetat.

Autoritetet tash kanë thanë se striptizetat në varrim rrezikojnë rregullat e sigurisë publike, ndaj ata që nuk e respektojnë këtë do të dënohen me 9600 euro.

Me të njëjtin problem bizar si në Kinë, po ballafaqohet edhe Tajvani. /Telegrafi/