Site icon Telegrafi

Apel për qytetarët e Maqedonisë të cilët ndodhen në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm

Un addetto della Croce Rossa in servizio con l'ambulanza all'ingresso del pronto soccorso dell'ospedale Maggiore di Lodi, 29 Febbraio 2020. ANSA / MATTEO BAZZI

Për shkak të coronavirusit në vend, sipas konkludimeve të Qeverisë në mbledhjen e saj të fundit, ndalohet hyrja e shtetasve të huaj që vinë nga shtetet me rrezik të lartë. Kjo listë publikohet nga Organizata Shëndetësore Botërore dhe poashtu është publikuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndalesa, sipas njoftimit, nuk vlen vetëm nëse japin vërtetim nga një organ kompetent se kanë qenë në karantinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, bëhet apel shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në shtetet me rrezik të lartë dhe të mesëm të mos vinë gjatë kësaj periudhe.

Lexo po ashtu MSH publikon listën e vendeve me rrezik të lartë të përhapjes së coronavirusit

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në web-faqen e saj e ka publikuar listën e vendeve që janë më të rrezikuara dhe që rekomandohet qytetarët t’i shmangin në udhëtimet e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version