Site icon Telegrafi

Apel për banorët e Shtimes: Ndërprisni vizitat familjare!

Shtabi Emergjent i Komunës së Shtimes ka apeluar te të gjithë banorët e komunës së Shtimes për ndërprerjen e vizitave familjare pasi që këto po dalin të jenë edhe burimi kryesor në bartjen e infeksionit COVID-19.

“Qytetarë të nderuar, keni kujdes është thirrje serioze dhe urgjente, ndërprisni vizitat, qëndroni në shtëpi, mbani distancën dhe mbani pastërtinë personale”, thuhet në apel, përcjell Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se nëntë raste të reja me COVID-19 janë shënuar në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.

Nëntë rastet e reja vijnë nga e njëjta familje ku ka rezultuar rasti i parë. /Telegrafi/

Exit mobile version