Site icon Telegrafi

Apaturaj: Anulimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja për vendin

“Kthimi prapa në Marrëveshjen e Prespës do të ketë pasoja negative të cilat askush nuk duhet t’i nënvlerësojë”, tha zëvendës ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë, Dzemjs Apaturaj në intervistë për televizionin “Telma”.

“Sapo Maqedonia e Veriut të hyjë në NATO, ajo është anëtare e NATO-s. Vlerësoj se kjo duhet të jetë shumë e qartë. Por edhe krahas kësaj, ai tren e lëshoi stacionin. Por edhe krahas kësaj, mendoj se ka dy implikime të vërteta nëse ka ndonjë kthim prapa. Njëra është shumë e rëndësishme – implikim politik në kuadër të kësaj Organizate, sepse gjithsesi anëtarësimi ishte bazuar në zgjidhjen e rëndësishme të çështjes së emrit. Por, gjithashtu, do të them se do të ketë çmim politik, flas për ne, nuk flas në emër të BE-së, por ky është element thelbësor i progresit të Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së. Dhe mendoj se askush nuk duhet t’i nënçmojë pasojat negative nëse ka kthim prapa në Marrëveshjen për emrin. Vlerësoj se rruga në të cilën Maqedonia e Veriut është tani me Marrëveshjen e Prespës, për emrin, i tregon të gjitha rezultatet të cilat i pritëm – anëtarësimin në NATO dhe shpresoj, dhe pres gjithashtu, progres edhe drejtë anëtarësimit në BE”, porositi Apaturaj.

Ai shpreson që në muajin mars vendi të bëhet anëtar i plotfuqishëm i NATO-s.

“Kuptohet se duhet të ketë hapa të mëtutjeshëm. Nga ana diplomatike të gjithë do të duhet të kenë miratim të sigurt, do të duhet të vazhdojmë me atë proces. Në pjesën ushtarake do të duhet të kemi integrim të plotë në struktura dhe kjo gjithashtu do të marrë pak kohë. Ato janë çështje të rëndësishme, por teknike. Realiteti është se që nga momenti kur Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare, do të jetë anëtare e plotfuqishme në gjithçka”, tha ai në intervistë.

Sa i përket reformave në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes të cilat po vijojnë, Apaturaj tha se atë që e kishin parë është se vendi e filloi rrugën e reformave dhe të reformave thelbësore dhe janë shumë falënderues për këtë.

Exit mobile version