Site icon Telegrafi

Apasiev: Videoja e Kastriot Rexhepit mua mu duk si ato pengjet e organizatave terroriste para ekzekutimit

Kryetari njëherit edhe deputeti i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në pyetjen se si e komenton situatën e fundit e sotme tha se situatë është alarmante.

“Mendoj se është paralizuar demokracia parlamentare. Nuk e di nëse e keni parë videon, mua mu duk si ato pengjet e organizatave terroriste para ekzekutimit”, tha Apasiev.

Sipas tij situatë është e rrezikshme dhe se qytetarët duhet ta kuptojnë seriozitetin.

“Mendoj se kjo qeveri nuk bie me të mira dhe duhet të radikalizohet situata”, tha Apasiev duke shtuar se pushteti po shfrytëzon të gjitha mënyrat për të pamundësuar largimin nga pushteti.

“Mendoj se opozita duhet të mendojë për radikalizimin e metodave dhe kjo do të thotë protesta, bllokime, paralizimin e kuvendit për shkak se ligjvënësi nuk ekziston më”, tha Apasiev.

 

Exit mobile version