Kreu i partisë E majta thotë se deri në skadimin e afatit ligjor, partia e tij do të parashtrojë 2.000 ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
“Deri në fund të afatit, sot në ora 19:30, E majta do të parashtrojë rreth 2.000 ankesa në shkrim në KSHZ”, shkruan Apasiev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në 19:30 skadon afati ligjor prej 48 orësh për parashtrimin e ankesave në KSHZ për rezultatin zgjedhor.
Më herët, partia E majta, paralajmëroi mbi 400 ankesa, mirëpo ende deri në ora 13:00 këto ankesa nuk kishin arritur në KSHZ./Telegrafi/