Kryetari i partisë “E Majta” edhe njëherë shpalosi qëndrimin subjektit që ai drejton se nuk do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit.
Apasiev i ofroi mbështetje pa kushte kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për siç u shpreh, vetëm e vetëm të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë.
“Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm e vetëm që të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë”, deklaroi Apasiev.