Telegrafi

Apasiev dhe Thaçi siguruan një vend deputeti në Kuvend

Sipas rezultateve të tanishme të KSHZ-së, Menduh Thaçi dhe Dimitar Apasiev do të jenë deputet në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

PDSH pritet ta fitojë deputetin në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku bartës liste është kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi, njofton Telegrafi Maqedoni.

E njëjta vlen edhe për partinë e Majta, ku më së shumti vota fitoi në njësin zgjedhore numër gjashtë, ku bartës i listës është kreu i kësaj partie, Dimitar Apasiev.

E majta fitoi një përqindje të dukshme edhe në njësitë zgjedhore të tjera, si në 3 ashtu edhe në 4, por nuk dihet nëse do të fitohet ndonjë deputet duke marrë parasysh daljen më të madhe në këto rajone./Telegrafi/