Dimitar Apashiev, anëtarë i partisë ”E Majta” ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Zaevit, në lidhje me çështje të përplasjes së interesave, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, përplasja e interesave ka të bëjë me zv. kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev, dhe lidhet me Vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për dhënie të lejes së prodhimit të rrymës një hidrocentrali të vogël ku Angjushev është bashkëpronar.
Apashiev thotë se vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare një ditë para se të votohet Qeveria e re.
Këtë veprim, Apashiev e vlerëson si lojë borgjeze me ligjet, duke theksuar se po të kishte ardhë ky vendim pas formimit të Qeverisë, atëherë vendimi do të mund të kontestohej me ligj./Telegrafi/