Telegrafi

Aparteid, kolonializëm dhe gjenocid: 11 vendeve që iu ndalua pjesëmarrja ndër vite në Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik i Rusisë është suspenduar me përjashtim prej Lojërave Dimërore të vitit 2018.

Por, nuk është i vetmi shtet rus që është përjashtuar kolektivisht ndër vitesh në të kaluarën.

Vendimi për të lejuar vetëm atletët individualë rusë – të cilët mund të provojnë se janë “të pastër” – për të konkurruar nën një flamur neutral dhe pa himn në PyeongChang, Korenë e Jugut, si ndëshkim për shfrytëzim të dopingut në mënyrë kolektive nga shteti.

Komiteti Olimpik i Rusisë ka pranuar se atletët individualë kanë thyer rregullat në të kaluarën, por e mohon kategorikisht se në këtë skandal ka gisht edhe shteti rus.

Por, më poshtë do t’i hedhim një vështrim vendeve që janë dënuar kolektivisht.

Gjermania, Austria, Hungaria, Turqia dhe Bullgaria

Lojërat Olimpike të vitit 1924 në Paris të Francës

Në një ngjarje të pashembullt, Komiteti Olimpik i Gjermanisë është dënuar me mos pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1920 në Antwerpen të Belgjikës – së bashku me aleatët e saj Austrinë, Hungarinë, Turqinë dhe Bullgarinë – për shkak të përfshirjes së tyre në Luftën e Parë Botërore. Gjermania iu ndalua pjesëmarrja edhe në vitin 1934, megjithatë, vendet e tjera u lejuan të konkurrojnë.

Japonia
Japonia, dhe përsëri Gjermania, iu ndalua gjithashtu pjesëmarrja në Lojërat Verore dhe Dimërore, të mbajtura në Londër, respektivisht në Zvicër gjatë vitit 1948 dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut nuk konkurroi në Lojërat Olimpike nga viti 1964 deri më 1988 si pjesë e një bojkotimi nga ana e IOC gjatë epokës së aparteidit.

Britaniku John Mark duke mbajtur flakadanin e Lojërave Olimpike në Wembley në vitin 1948 

Indonezia dhe Koreja e Veriut

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) pezulloi çdo atletë që mori pjesë në Lojërat Olimpike Rivale të Forcave të Reja Emergjente (GANEFO) – që do të thotë s Indonezia nuk ka marrë gara në vitin 1964 dhe Koreja e Veriut nuk ishte përfshirë në lojërat e 1964 apo 1968 në Meksikë.

Zimbabve (Rodezia)

Zimbabve, i njohur si Rhodesia në atë kohë, u ndalua nga pjesëmarrja në lojërat e 1972 nga IOC në minutën e fundit – 44 prej atletëve të tyre kishin arritur tashmë në fshatin Olimpik në Munich – pasi vendet e tjera afrikane kërcënuan me mospjesëmarrje nëse atyre iu lejohet.

Afganistan

Afganistani nuk garoi në Lojërat Olimpike të vitit 2000 në Sydney. Nën sundimin e talebanëve, sportistëve iu ndalua pjesëmarrja për shkak të diskriminimit të femrave. /Telegrafi/