Dy fëmijët kanë mbijetuar pasi kërcyen nga kati i pestë i një apartamenti që ishte përfshirë nga zjarri. Ata përfunduan në duart e ekipeve të shpëtimit, e gjithçka ndodhi kur prindërit i kishin mbyllur brenda apartamentit.
Pamjet dramatike shfaqin një djalë 3 dhe 10-vjeçar, të cilët kërcejnë nga dritarja e apartamentit në qytetin francez Grenoble të Francës, transmeton Telegrafi.
Një anëtar i ekipit të shpëtimit i quajtur Athoumani Walid, 25-vjeç, ka pësuar lëndime trupore – më saktësisht ka thyer kraharorin derisa ka pritur fëmijët që kanë kërcyer nga lartë.
Ai tha se i kishte dëgjuar duke bërtitur në Le Villeneuve në Grenoble, ku edhe jetojnë. Menjëherë kishte vrapuar në drejtim të vendit.
“I pashë dy fëmijët duke bërtitur. Ata ishin në dritaren e apartamentit. Kishte shumë tym, zjarr dhe shpërthime. Ata ishin shumë të frikësuar dhe vazhdimisht qanin”, ka shtuar Walid. /Telegrafi/