Site icon Telegrafi

Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet

Një apartament në Britani të Madhe që po lëshohet me qira për 1000 euro, me gjasë ka tualetin më të vogël në këtë shtet – për faktin se nga vaska në guaskë mund të kalojnë vetëm ata me këmbët më të holla.

Apartamenti në Edinburg të Skocisë, ka hapësirë të mjaftueshme në dhomën e ndjerës, të gjumit dhe në kuzhinë, por tualeti nuk është edhe aq i madh, transmeton Telegrafi.

Hapësira është aq e vogël, sa që ata që duan të shkojnë te guaska dhe të kalojë përmes vaskës, duhet të kenë këmbë shumë të holla.

Mjaftoi publikimi i kësaj shpallje që apartamenti të bëhet virale në rrjetet sociale, dhe të fillojnë talljet në llogari të pronarit.

Deri më tani nuk dihet nëse dikush e ka marrë më qira, por një gjë është e sigurt që të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë duhet ta dinë për “sekretin” e tualetit. /Telegrafi/

Exit mobile version