Telegrafi

Apartamenti në bregdetin kroat, nga 59 në 95 euro në ditë

Çmimi më i lartë ditor për apartament edhe mëtej është vërejtur në Dubrovnik, ku çmimi ësht 94 euro.

Apartamentet në jug të Kroacisë megjithatë janë për 35 euro më të shtrenjta nga ato për shembull në Pullë, ku për të njejtën sipërfaqe në ditë duhet të ndahen 59 euro.

Disa punonjës turistikë kanë njohuri më të mirë për krizën, e cila do të mund të shkaktojë zvogëlim të mysafirëve, kështu që çmimi për vendosje janë zvogëluar për 10 për qind në Bashka Vodë, ku apartamenti i cili kushtonte 75,6 euro, tani mund të merret për 68 euro në ditë.

Ulje ka edhe në Zarë (7,7 për qind), Pullë (3,5 për qind) dhe Umag (1,4 për qind).

Numri më i madh i agjencive kanë vendosur të mos i japin në shpallje çmimet, por të negociojnë me mysafirët potencial, thekson Crozilla.com.