Site icon Telegrafi

Apartamentet për video-loja mund të merren me qira në Japoni

Montimi i një sistemi lojërash ose transmetimi mund të jetë një proces shumë i shtrenjtë, megjithatë për ata që thjesht duan të përjetojnë se si duket lojërat ose transmetimi në sistemet premium, mund ta provojnë atë në Japoni.

Njerëzit në Japoni kanë filluar të japin me qira të ashtuquajturat apartamente për lojtarë. Bëhet fjalë për apartamente të pajisura me sisteme të plota lojërash.

Qiramarrësit do të mund të zgjedhin një kombinim të tastierës dhe mausit, ndërsa apartamente të ndryshme kanë konfigurime të ndryshme të kartave grafike.

Për shembull, ekziston një plan “fillestar”, me çmim 39,000 yen japonez në muaj (rreth 340 dollarë) dhe përfshin GPU Nvidia GeForce GTX 1650. Nga ana tjetër, plani elitar me një çmim prej 69,000 yen në muaj (rreth 600 dollarë) përfshin përdorimin e kartës video GeForce GTX 3070 Ti.

Kompania Basara, e cila qëndron pas këtyre apartamenteve, është një kompani eSports, dhe gjithashtu ofron plane për ilustruesit dhe krijuesit e videove, me kompjuterë të krijuar për këto qëllime. /Telegrafi/

Exit mobile version