Telegrafi

Aparati për matjen e forcës goditëse e bëri të alivanoset (Video)

Ryan Beattie është rrotulluar për 360 shkallë dhe është rrëzuar në Megaluf të Spanjës, vetëm pasi qëlloi një aparat për matjen e forcës goditëse.

Turisti 33-vjeçar i ka dhënë fuqi më shumë se ç’duhet kur ka goditur ‘dardhën’ duke bërë që të humb ndjenjat dhe të alivanoset, transmeton Telegrafi.

“Sikur të jetë qëlluar nga dikush”. “Kështu duhet t’i ndodhë të gjithëve që shfrytëzojnë këtë aparat”, janë dy komentet lidhur me rastin.

Mësohet se ai kishte qenë mjaft i dehur kur e ka bërë goditjen, ndërsa nuk ka marrë ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/

https://youtu.be/OiVu02qp3bQ