Telegrafi

Aparati digjital SH100 lidhet me Samsung Galaxy S

Aparati digjital SH100 me 14.2 mega-piksel vjen i integruar me Wi-Fi të integruar, një lidhje kjo e cila u mundëson përdoruesve të saj të shpërndajnë fotografitë dhe videot e tyre në high-definition, në kohë reale.

Modeli i ri i aparatit digjital, Samsung SH100 gjithashtu lidhet direkt edhe me telefonin e mençur mobil të këtij prodhuesi – modelin Samsung Galaxy S, për të cilin është thënë se tashmë ka arritur të shitet në më shumë se 10 milionë njësi.

Një karakteristikë tjetër e kësaj pajisje digjitale, është edhe mundësia e ruajtjes automatike të fotografive në kompjuter përmes DLNA’së, ose përmes disa klikimeve në butonat e aparatit digjital i cili posedon edhe ekran të ndjeshëm në prekje.

Aparati digjital Samsung SH100 Wi-Fi do të paraqitet në treg gjatë muajit mars, dhe i njëjti do të kushtojë 129.99 dollarë. / Telegrafi /