Telegrafi

Aparat stimulues për muskujt e këmbës

Specialistë në fushën e mjekësisë në Angli kanë bërë të ditur prodhimin e një stimuluesi të muskujve me përmasa sa një thua i ndërtuar posaçërisht për muskujt e pulpës së këmbës.

Specialistët e qendrës studimore të degës së mjekësisë dhe inxhinierisë në Angli thotë se për herë të parë kanë ndërtuar një aparat i cili përdoret për të nxitjen e funksionimit të muskujve të këmbës. Sipas tyre ky aparat vendosen direk në palcën e kockave dhe nxit muskujt me elektricitet duke parandaluar spazmën e muskujve.

Dr. Andreas Demosthenous dhe kolegët e tij në kolegjin universitar të Londrës thotë se ky aparat mundëson përmirësimin e gjendjes së pacientëve që vuajnë nga problemet në palcën e kockave. /Telegrafi/