Site icon Telegrafi

AP: Serbia merr MIG-at rus, shtohen tensionet në Ballkan

Agjencia amerikane AP njoftoi sot për marrjen e dy aeroplanëve MIG-29 nga Forcat Ajrore Serbe, me vlerësimin se blerja e armëve, pjesë e të cilave janë aeroplanët rusë, mund të nxisin tensionet në Ballkan dhe të rrisin ndikimin e Moskës në rajon.

Rusia ka furnizuar Serbinë me gjashtë MIG pa pagesë  dhe dy prej tyre që fluturuan sot, kanë kaluar procesin e remontit, ndërkohë që do të riparohen të gjithë aeroplanët rusë që do t’i kushtojnë Serbisë rreth 185 milionë euro. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version