Telegrafi

AP: Ish-shefi i ekipit të Trump ka punuar fshehtas për interesat e Putinit

Ish-shefi i ekipit parazgjedhor të presidentit amerikan Donald Trump, Paul Manafort, në mënyrë sekrete ka punuar para dhjetë vjetësh për miliarderin rus Oleg Deripask në dobi të interesave të presidentit rus Vlladimir Putin, ka bërë të ditur të mërkurën AP.

Manafort në vitin 2005 kishte propozuar një plan strategjik të besueshëm për të cilin ka thënë se “mundet në mënyrë të konsiderueshme të përdoret nga qeveria e Putinit”, shkruan agjencia amerikane, duke shtuar se në atë kohë raportet ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë ishin përkeqësuar. /kp/