Site icon Telegrafi

ATO gjatë këtij viti ka përgjuar 369 komunikime

Një vit pasi filloi me punë Agjencia Teknike-Operative (ATO) drejtori Zoran Angelovski në një intervistë për AIM-në tha se gjatë vitit 2019, pra deri në shtator, janë përgjuar 369 komunikime.

“Përkatësisht, ATO nuk bën ndonjë ndryshim se nga e ka origjinën kërkesa për përgjimin e komunikimeve, është e rëndësishme që të ekzistojë një urdhër i duhur gjyqësor. Nëse kërkesa vjen nga Agjencia për Siguri Publike, Agjencia për Siguri Kombëtare apo ndonjë organ tjetër i autorizuar, nuk luan ndonjë rol për ATO-në”, thotë Angelovski.

I pyetur nëse sinjali ATO-së përfshin të gjithë organet të cilat kanë një nevojë të tillë sipas ligjit, siç janë institucionet e autorizuara për qasje në masat e PI, DSK, Policia Financiare, Doganat dhe Inteligjenca Ushtarake dhe ekipi hetues nga prokuroria, ai thotë që disa nga autoritetet e autorizuara i janë bashkangjitur sinjalit ATO-së.

“Sa për pjesën tjetër të organeve, ekziston një bashkëpunim aktiv dhe bashkëpunim i vazhdueshëm midis AOT-së dhe autoriteteve në këtë fushë, me qëllim të përmbushjes së kapaciteteve teknike, hapësinore dhe njerëzore dhe sigurimin e sinjalit për ato organe që nuk janë akoma të lidhura”, tha Angelovski./Telegrafi/

Exit mobile version