Telegrafi

AO: Tërhiqet Nadal, Murray në gjysmëfinale

Rezultati ishte 6-3, 7-6 dhe 3-0 në favor të tenisti britanik, në momentin kur një lëndim i gjurit të djathtë e detyroi spanjollin që të tërhiqet.

Skocezi 22-vjeçar bëhet britaniku i parë që ka arritur në gjysmëfinale të Australian Open që nga viti 1977, kur për herë të fundit kishte qenë John Lloyd.

“E kam njohur Rafan që kur isha 13 ose 14 vjeç dhe ai është dikush të cilin e kam përcjellë që nga dalja prej kategorive të të rinjve. Ai është lojtari im i preferuar për energjinë që ka…”, është shprehur Murray.

Në gjysmëfinale, Murray do ta ketë kundërshtar kroatin Marin Cilic, i cili eliminoi Andy Roddickun. /Telegrafi/