Telegrafi

AO: Sharapova në gjysmëfinale

Sharapova nuk kishte humbur asnjë prej pesë ndeshjeve të kaluara çerekfinale, një rekord që tash u zgjerua pas fitores së lehtë ndaj të 19-tës së renditur, Makarova.

Tenistja e dytë në botë fitoi në dy sete në çerekfinale (6-2, 6-2), dhe arrin në gjysmëfinale me vetëm nëntë game të humbura, tre më pak se Monica Seles që kishte arritur më gjysmëfinale me 12 game të humbura.

Sfida e radhës për Sharapovan, fituese e Australian Open në vitin 2008, do të jetë e gjashta e renditur, kinezja Li Na. /Telegrafi/