Telegrafi

AO: Serena në gjysmëfinale, Venus eliminohet

Tenistja amerikane humbi setin e parë, ndërsa po humbte 4-0 në setin e dytë, kur u rikthye për ta fituar përballjen me rezultat 2-1 në sete (4-6, 7-6, 6-2)

Në gjysmëfinale, Serena do ta ketë kundërshtare kinezen Li Na, e cila më herët e mposhti motrën e saj Venus (2-6, 7-6, 7-5).

Edhe në gjysmëfinalen tjetër është një kineze, Jie Zheng, e cila do ta ketë kundërshtare belgen Justine Henin. /Telegrafi/