Telegrafi

AO: Nadal kalon në raundin tretë

Spanjolli ka shënuar fitore prej 3-0 në sete (6-2, 6-2, 6-2) kundër Lukas Lackos. Ndërsa për kundërshtar të radhës do ta ketë Philipp Kohlschreiber të premten.

Edhe Andy Roddick ka fituar me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-4, 6-4) duke eliminuar brazilianin Thomaz Bellucci.

Fitore më të vështirë ka arritur Juan Martin Del Potro, i cili ka siguruar kualifikimin pas pesë setesh (6-4, 6-7, 5-7, 6-3, 10-8) kundër James Blake.

Ndërkohë, kualifikimin e ka siguruar edhe britaniku Andy Murray, me fitore bindëse prej 3-0 (6-1, 6-4, 6-3) kundër francezit Marc Gicquel. /Telegrafi/