Telegrafi

AO: Murray në çerekfinale

Britaniku fitoi në tre sete (6-3, 6-1, 6-3) ndaj francezit, i cili në rundin e mëparshëm bëri një betejë maratonike ndaj Gael Monfils gjatë të shtunës, për të arritur deri në 1/8-tën e finales, ku u eliminua nga Murray.

Tenisti i tretë në botë tash do të përballet me Jeremy Chardy për një vend në gjysmëfinale, pasi francezi mposhti italianin Andreas Seppi në katër sete (5-7, 6-3, 6-2, 6-2). /Telegrafi/