Telegrafi

AO: Murray arrin në finale

Murray, i cili është në kërkim të titullit të parë të tij Grand Slam dhe të parit për një britanik në 74 vitet e fundit, do të përballet me fituesin që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër, numrin një të botës Roger Federer dhe finalistin e vitit 2008 Jo-Wilfried Tsonga.

Skocezi 22-vjeçar humbi setin e parë të ndeshjes, por më pas fitoi të tre setet e radhës për të siguruar fitoren.

Kjo do të jetë finalja e dytë Grand Slam për Murray, i cili është mposhtur nga Federer në finalen e US Open 2008./Telegrafi/