Telegrafi

AO: Li dhe Azarenka në finale

Kampionia në fuqi e turneut u duk sikur lëndoi gjurin e majtë dhe pastaj brinjët, por megjithatë arriti të mposhtë amerikanen 19-vjeçare pa shumë vështirësi (6-1, 6-4).

Azarenka do të ketë dy ditë kohë të rikuperohet para finales përballë Li, e cila në gjysmëfinalen tjetër shkatërroi Maria Sharapovan.

Kinezja, e renditur e gjashta në botë, mposhti rusen e dytë në botë në dy sete (6-2, 6-2), për të arritur në finalen e dytë në Melbourne Park. Li ishte në finale edhe dy vite më parë, kur u mposht nga Kim Clijsters. /Telegrafi/