Telegrafi

AO: Federer në rundin e katërt

Numri një i botës bëri një fillim jo aq të qëndrueshëm në këtë garë në ndeshjen e parë ndaj rusit Igor Andreev por duket se gradualisht po e përmirëson lojën e tij në çdo ndeshje.

Ai ishte në kontroll të plotë gjatë të tre seteve të ndeshjes së rundit të tretë kundër Montanes, i renditur i 32-ti në botë, duke u kualifikuar për në 16-shen e fundit në çdo turne të madh që nga humbja në rundin e tretë të French Open 2004.

Federer në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Lleyton Hewitt, i cili doli fitues ndaj Marcos Baghdatis pasi ky i fundit e dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit./Telegrafi/