Telegrafi

AO: Djokovic në katërshen më të mirë

Pas betejës së lodhshme në çerekfinale ndaj zviceranit Stanislas Wawrinka, fitorja e sotme ndaj çekut ishte shumë më e lehtë për serbin.

Djokovic, i cili tash ka çuar në 57 numrin e fitoreve radhazi ndaj tenistëve jashtë top katërshit, në gjysmëfinale do të përballet me David Ferrerin, në kërkim të titullit të tretë radhazi në Melbourne Park. /Telegrafi/