Telegrafi

AO: Azarenka dhe Serena vazhdojnë dominimin

As temperaturat e larta që kishin shkuar deri në 40 gradë celsius, nuk e ndalën Azarenkën për të shfaqur nivelin e lartë të saj, duke e ‘shkatërruar’ tërësisht greken Dniilidou, të cilën e mposhti në dy sete (6-1, 6-0) pas 55 minutave lojë.

Në anën tjetër as amerikania Serena Williams nuk pati mëshirë për kundërshtaren e saj që ishte e pozicionuar e 112-të në ranglistën botërore.

Serena e mposhti spanjollen Muguruza po në dy sete (6-2, 6-0) brenda 75 minutave. /Telegrafi/