Telegrafi

Anzhi nuk ka ofruar 250 milionë euro për Messin

El Mundo Deportivo raportoi se një klub rus i ka ofruar argjentinasit 30 milionë euro për sezon dhe është shprehur i gatshëm që të paguajë 250 milionë euro për të prishur kontratën me Blaugranët.

Mirëpo, këshilltari i tregut te Anzhi, German Tkachenko, ka mohuar këto spekulime duke i thënë gazetës ruse Sport-Express, se metodat e tilla të blerjes nuk përshtaten me modelin sportiv, parimet dhe principet e klubit.

Ish-bashkëlojtari i Messit, Samuel Eto’o, aktualisht bart fanellën e klubit rus dhe është lojtari më i paguar në planet – besohet se fiton rreth 20 milionë euro për sezon. /Telegrafi/