Telegrafi

Anzhi kërkon Nanin

Pasanikët rus, të zemëruar me transferimin e Christopher Samba te QPR, janë frustruar edhe më shumë ditëve të fundit pas dështimit të marrëveshjes për yllin e Shakhtar Donetsk, Willian.

Trajneri i Anzhit, Guus Hiddink, tash është kthyer kah Nani, i cili ende nuk arrin një marrëveshje për vazhdimin kontratës me gjigantin nga Manchesteri.

Anësori portugez kërkon një shumë të papranueshme nga Djajtë e Kuq, dhe Anzhi tash përpiqet të shfrytëzojë situatën për të arritur një marrëveshje sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror. /Telegrafi/