Site icon Telegrafi

Anya Taylor-Joy tregon si u takua me bashkëshortin Malcolm McRae përpara përvjetorit të tretë të martesës

Anya Taylor-Joy ka zbuluar sesi nisi historia e saj e dashurisë me bashkëshortin, muzikantin Malcolm McRae.

Gjatë një interviste në ‘The Drew Barrymore Show’, aktorja 28-vjeçare rrëfeu se ata u njohën në një studio muzikore dhe se kishin të njëjtën ditëlindje.

“Gjëja e parë që më tha ishte: Kur e ke ditëlindjen? Unë i thashë: 16 Prill. Ai u përgjigj: E dija!”, kujtoi ajo.

Taylor-Joy u martua larg syrit të publikut me McRae, në prill 2022 në New Orleans, përpara se të bënin një ceremoni të dytë në Venecia në tetor 2023, shkruan DailyMail.

Ajo e përshkroi partnerin e saj si “gjysmën tjetër” të saj, duke shtuar: “Ndihem e inkurajuar të rritem në mënyrat më të bukura dhe të papritura sepse ai më siguron një bazë të sigurt dhe ushqyese.”

Aktorja zbuloi gjithashtu se McRae i propozoi “aksidentalisht” në stolin e Forrest Gump në Savannah, një moment që e emocionoi thellësisht.

“Ai është një djalë nga Alabama dhe unë jam bionde… Thjesht ndodhi”, tha ajo me humor. /Telegrafi/

Exit mobile version