Site icon Telegrafi

Anya Taylor-Joy shfaqet me një fustan të artë dhe të zi, në premierën e “Dune: Part Two” në New York

Anya Taylor-Joy mahniti, ndërsa merrte pjesë në premierën e mbushur me yje të filmit të saj të ri “Dune: Pjesa e dytë” në New York të dielën.

Aktorja, 27 vjeçe, shkëlqeu me një fustan dramatik të Maison Margiela nga koleksioni SS24 Haute Couture i frymëzuar nga pariziani i drejtorit kreativ John Galliano.

Fustani i jashtëzakonshëm përmbante një pjesë ari poshtë, dhe një fustan të zi të strukturuar prej tyli mbi të, shkruan DailyMail.

Ylli i “Queen’s Gambit” kishte stiluar flokë e saje saj prej platini të ndara në mes, por me valë që i rridhnin poshtë shpinës.

Ajo e kompletoi dukjen e saj me grim perfekt, duke zgjedhur buzë të kuqe të dhe rimel bronzi.

Ndërsa në event ajo u pa duke pozuar me regjisorin e Dune Denis Villeneuve, 56 vjeç, i cili dukej i shkëlqyeshëm me një kostum të zi.

Anya gjithashtu iu bashkua pjesës tjetër të kastit të Dune për një moment, duke përfshirë Souheila Yacoub, Zendaya, Timothee Chalamet, Villeneuve, Austin Butler, Rebecca Ferguson, Josh Brolin, Florence Pugh dhe Lea Seydoux. /Telegrafi/

Exit mobile version