Telegrafi

Anxhelina vjen me imazhe atraktive: Bëjeni zemrën gjënë më të bukur tuajën

Anxhelina Hadërgjonaj Foto: Instagram/anxhelina

Artistja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, njihet në përgjithësi për stilin e veçantë të veshjes.

Jeta e saj luksoze pasqyrohet edhe në rrjete sociale, teksa bukuroshja shpesh shihet edhe duke udhëtuar jashtë vendit.

Sidoqoftë kësaj, në një postim të fundit në Instagram, Anxhelina është parë me një veshje tejet të lezetshme.

Flokët gjysmë bionde i pati të lidhura mbrapa kokës, kurse makijazhin kësaj radhe zgjodhi ta ketë me nuanca më të hapura.

“Bëjeni zemrën gjënë më të bukur tuajën”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi mori me mijëra komente nga fansat dhe kolegët e këngëtares, të cilët përshkruanin se sa tërheqëse dukej.

“No Drama” në anën tjetër është projekti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/