Site icon Telegrafi

Anxhelina publikoi një video, aktores Shay Mitchell iu mbush mendja të vizitoj Shqipërinë

Anxhelina Hadërgjonaj ka vite që jeton dhe vepron në SHBA, ku ka krijuar edhe miqësi me personalitete të ndryshme ndërkombëtare.

Një prej tyre është edhe me aktoren e famshme amerikane të serilalit, “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell.

Kjo e fundit ka premtuar se do të vizitojë gjatë vitit të ardhshëm shtetin shqiptar pas një video të publikuar nga ana e vajzës së Albërijes.

“Mezi po pres të shkoj atje vitin tjetër”, shkruan Shay, ndërsa Anxhelina ia kthen “Edhe unë!”

Në fakt, bukuroshja shqiptare nën logon e ODA-s ka prezantuar disa nga pamjet dhe pasuritë natyrore më të bukura të Shqipërisë.

Ajo dhe miku i saj grimieri i famshëm Ariel, e kanë vizituar bashkë Shqipërinë disa herë, ndaj dhe mikesha e tyre ka vendosur ta bëjë.

Ndryshe, Anxhelina po vazhdon me projekte të ndryshme të modës përtej oqeanit Atlantik. /Telegrafi/

Exit mobile version