Site icon Telegrafi

Anxhelina mahnit me zërin e saj, shikoni sa bukur këndon “Use Someone” (Video)

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka mbi pesë vite që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor në tregun shqiptar.

Ajo depërtoi fuqishëm në treg në vitin 2011 me këngët e saj “Kopje pa kuptim” dhe “Kjo jetë s’mjaftoi”, me të cilën edhe u shpërblye me çmimin “Best New Artist” në Top Fest, por që nga ajo kohë Anxhelina nuk u pa më në ekranet shqiptare.

Anxhelina u largua për në SHBA, ku edhe ka mbaruar studmet atje, gjersa jetesa në New York ka i ka dhënë idenë edhe për të depërtuar në tregun amerikan.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke kënduar një cover të këngës “Use Someone” të rock grupit të famshëm King of Leon.

Zëri i këngëtares është në formë të shkëlqyer, dhe të njejtin mendim ndajnë edhe kritikët muzikorë, si dhe komentet e ndjekësve në rrjetet sociale.

Anxhelina ende nuk ka bërë ndonjë plan nëse do ta sprovojë veten me ndonjë këngë anglisht, por nëse ndodhë kjo, atëherë pa mëdyshje ajo do të jetë një ndër këngëtaret më të mira të interpretimit live. /Telegrafi/

Exit mobile version