Prej kohësh janë përfolur në media si të ndarë, por këtë herë ishin vetë ata që na dhanë shkas për të menduar se ndoshta janë rikthyer sërish bashkë.
Bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliun që ‘rastësisht’ po darkonin në të njëjtin restorant në një hotel Beverly Hills dhe po aq rastësisht po hanin të njëjtën tortë me çokollatë.
Dy të rinjtë kanë postuar në llogaritë respektive në Snapchat, duke lënë pak vend për dyshime. Fatmiri i njohur me nofkën Oni, është përfolur për një lidhje me modelen shkodrane Angela Martini.
Është e paqartë nëse ishte thjesht një thashethem apo e vërtetë, por fakti që Anxhelina ka nisur të frekuentohet sërish me të na bën të mendojmë se historia e Angelës i takon së kaluarës.