Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.
Zhvillimet e fundit në rrjetin social Instagram, po ua mundësojnë përdoruesve lidhjen direkte me ndjekësit e tyre, gjë që po u hyn në shërbim më së shumti personazheve të njohura, për tu lidhur me fansat e tyre drejpërsëdrejti.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, e cila gjatë ditës së sotme ka realizuar një lidhje direkte me ndjekësit e saj, të cilët shumë prej tyre i dhuruan komplimente, teksa disa prej tyre shtronin edhe pyetje.
Por, një nga pyetjet e një prej fansave duket ta ketë vënë pak në siklet këngëtaren Hadërgjonaj, pasi lidhej me privatësinë e saj.
“A është e vërtetë se i dashuri yt të ka tradhëtuar me Angela Martinin?”, ishte pyetja që një fanse i kishte drejtuar asaj, gjersa kjo e fundit ka nguruar të përgjigjjet.
Dihet që tash e një kohë, Anxhelina është ‘single’ pas një lidhje shumëvjeçare me ish-të dashurin e saj, ndërkohë asnjëherë nuk janë bërë të ditur arsyet e ndarjes së tyre. /Telegrafi/