Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj takohet me Kylie Jenner në festën e mikut të tyre

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Ariel Tejada (Foto: Instagram/anxhelina)

Grimeri i famshëm botëror, Ariel Tejada mbrëmë ka festuar ditëlindjen e tij në një festë luksoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artisti i cili punon me familjen e super-yjeve, Kardashian, ka mike të ngushtë edhe këngëtaren shqiptare, Anxhelinën njëherësh vajzën e Albërie Hadërgjonajt.

Arieli ka festuar ditëlindjen në mesin e shumë femrave, gjersa e pranishme ishte edhe modelja, Kylie Jenner, pasi ka vite që punon me të.

Anxhelina në llogarinë e saj personale, Instagram, ka publikuar një video ku shihet grimeri duke e hapur dhuratën e Jenner, e cila për mikun e saj të shtrenjtë ka blerë një unazë me diamante.

Theksojmë se bukuroshja tash e një kohë është larguar nga muzika por që së shpejti do të rikthehet fuqishëm për fansat e saj.

Nga ana tjetër, Arieli u bë fenomen në rrjetet sociale, duke pasur më shumë se 1.9 milionë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/