Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet provokuese në klubet e natës (Foto)

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Megjithatë, ajo është duke punuar me disa producentë të huaj, për të realizuar projektin e ri, i cili me gjasë do të jetë në anglisht, por data e publikimit të tij nuk dihet.

Ajo gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Provokimet e saj në Instagram shpesh herë janë bërë temë në media, gjersa këngëtarja duket se nuk preokupohet edhe aq shumë kur lexon shkrime të tilla.

Lexo po ashtu Anxhelina Hadërgjonaj po vjen me befasi rreth karrierës muzikore

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe në Instagram, përmes së cilave ka treguar momentet që ka kaluar bashkë me shoqërinë e saj në një klub nate në Los Angeles.

Ajo çfarë ra në sy ishte veshja e saj tepër e ekspozuar, por që gjithsesi  e bënte të dukej bukur, dhe të nxirrte në pah format trupore të lakmueshme që i ka.

Një fustan ngjyrë blu nga marka “Utierre”, i hapur tek pjesa e dekoltesë dhe i zgjatur deri në fund, e bëri bukuroshen shqiptare të dukej vërtet seksi. /Telegrafi/