Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është rikthyer këto ditë në Shqipëri.
Ajo është kthyer nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, vend në të cilin jeton dhe vepron tash e sa vite.
Vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, duke treguar ndryshimin e ri në pamje.
Anxhelina këtë radhë vjen më e kuruar me flokë të shkurtra dhe pamje më tërheqëse.
Në një fotografi spontane të realizuar rrugëve të Tiranës, bukuroshja nga Deçani shfaqet mjaft atraktive, ndërsa vë në pah fizikun e saj tërheqës.
“Jashtë në rrugë kur u rrita”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/