Site icon Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj me paraqitje provokuese në klipin e dytë për tregun ndërkombëtar, “No Drama”

Foto: Anxhelina/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka publikuar projektin e saj të dytë për tregun ndërkombëtar.

“No Drama” mban titullin kënga e saj e re në anglisht, e cila është një baladë R&B.

Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa klipi nga bashkëpunëtorë të saj shqiptarë.

Foto: Anxhelina/YouTube

Klipi i këngës vjen vetëm në ngjyrat bardhë e zi, me një performancë e cila i përshtatet tematikës së klipit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky projekt muzikor i pason këngës “Precious”, që ajo e solli si këngë të parë për debutimin e saj në tregun internacional.

“Precious” mori mbështetjen nga shumë emra të famshëm, përfshirë këtu edhe yllin botëror Kim Kardashian. /Telegrafi/

Exit mobile version