Site icon Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj nis xhirimet e “No Drama”

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Ajo gjatë vitit të kaluar bëri rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Anxhelina Hadërgjonaj, e cila në 2020 debutoi me këngë për tregun ndërkombëtar.

Por, duket se në vitin e ri ajo do të sjellë edhe shumë projekte të tjera muzikore për të cilat ka punuar prej vitesh.

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Biondja në një postim të fundit të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se ka nisur xhirimet e “No Drama”.

Ky duket të jetë i radhës projekt që do të realizojë për tregun e huaj, pasi që një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Amerikë.

“Kur xhiron No drama, së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë, edhe ky projekt i Hadërgjonajt besohet se do pritet mirë nga publiku.

“Precious” ndërkaq për një muaj ka arritur të mbledh mbi 400 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version