Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj merr këtë dhuratë të shtrenjtë nga grimeri i Kim Kardashian (Foto)

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj pa dyshim është një ndër këngëtaret e reja më të pëlqyera në rrjetet sociale.

Ajo është thuajse çdo ditë aktive në Instagram, ku publikon mjaft shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, në të cilin shihej një byzylyk dore prej diamanti, e që e kishte marrë dhuratë nga një mik shumë i veçantë.

Lexo po ashtu Anxhelina Hadërgjonaj vendos të shfaqet pa sytjena për ditëlindje (Foto, +16)

Personi që ia ka dhuruar Anxhelinës këtë dhuratë ka qenë Ariel Tajada, ose i njohur ndryshe si grimeri i famshëm i Kim Kardashian, dhe shumë emrave të tjerë botëror.

Ky është byzylyku që Anxhelina e mori dhuratë nga Ariel Tejada, grimeri i njohur botëror. Foto nga Instagram Story.

Mesa duket këngëtarja gëzon një miqësi shumë të mirë me Arielin, për derisa ka arritur të sigurojë një dhuratë kaq të shtrenjtë nga ai. /Telegrafi/