Site icon Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj kopjon veshjen e Jennifer Lopez – e cila nxiti themelimin e ‘Google Images’

Vajza e këngëtares së mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila tash e një kohë jeton dhe vepron në Amerikë, pëlqehet dhe komplimentohet për imazhet e saj, posaqërisht për ato që i ndan me fansat në Instagram.

Së fundmi, ajo ka kopjuar veshjen e yllit botëror, Jennifer Lopez, me të cilën 50-vjeçarja është rikthyer në ceremoninë përmbyllëse të sfilatës për koleksionin pranveror për vitin 2020 në Milano.

Ajo po ashtu në vitin 2000 (dy dekada më parë), është shfaqur në ceremoninë e Grammy Awards të atij viti me një fustan të Versace.

Lexo po ashtu Pas afro dy dekadash, J.Lo rikthen veshjen ikonike që nxiti themelimin e 'Google Images'

Madje, thuhet se për shkak të atij fustani ishte krijuar edhe ‘Google Images’, duke qenë se njerëzit kishin kërkuar shumë në Google për t’i gjetur fotografitë e J.Lo të asaj mbrëmjeje.

Në prezencën e Donatella Versace, J.Lo padyshim se mori vëmendje të madhe në Javën e Modës në Milano të Italisë, muajin e kaluar.

Nga ana tjetër, Anxhelina përpos fustanit zgjodhi edhe dukjen e përafërt me aktoren Lopez, ndërsa pranoi komente të llojllojshme nga fansat e saj. /Telegrafi/

Jennifer Lopez në Milano, shtator 2019 (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version