Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ditë më parë ishte komentuar shumë në media për një fotografi e cila qarkulloi në rrjetet sociale, e që e shfaqte këngëtaren pa makijazh, jo në formën e saj më të mirë.
Reagimi i këngëtares kundrejt mediave lidhur me këtë fotografi ishte i menjëhershëm, dhe përmes disa rreshtave, Anxhelina ka reaguar ashpër duke treguar se problemet në fytyrën e saj ishin kohore, dhe aspak një ‘temë’ për tu diskutuar në media.
Megjithatë ajo arriti ta lërë prapa këtë çështje dhe tani nuk merret më me shkrimet në media.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqet mjaft provokuese teksa kërcen në një diskotekë.
Vallëzimi i saj ritmik bëri që ajo të vë në pah edhe gjoksin e saj, duke e zbuluar me anë të dekoltesë së hapur. /Telegrafi/