Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh është zhvendsour nga Shqipëria për të jetuar në Amerikë.
Atje ajo ka krijuar një rreth shoqëror që kanë ndikimi të madh në botën e showbizzit siç është ylli televiziv Kylie Jenner.
Jenner me disa prej miqve të saj më të ngushtë përfshirë Anxhelinën kanë shijuar një nga koncertet e radhës të artistes Beyonce.
Kylie ka ndarë imazhe në Instagram dhe video në TikTok nga mbrëmja e kaluar argëtuese që ata kaluan në “Reinassance Tour”, ndërsa pranë saj shihet edhe këngëtarja shqiptare.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Anxhelina shoqërohet me Kylien, ajo është parë në disa raste përkrah saj dhe në postimet që ylli 25 vjeç bën në rrjetet sociale.
Por, ndonëse mbetet aktive me postimet në platformat e rrjeteve sociale, Hadërgjonaj ka kohë që nuk ka lansuar një projekt muzikor.
I fundit mbetet “Anash & Doja” që solli në bashkëpunim me kantautorin Flori Mumajesi. /Telegrafi/
@kyliejennerrenaissance tour baby♬ HEATED – Beyoncé