U bënë tash e disa vite që këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndonëse i është përkushtuar studimeve, ajo prapëseprapë vazhdon të merret me muzikë, edhe pse nuk ka qenë aktive në publikimin e projekteve.
Ajo gjithashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, gjersa nuk heziton që të publikojë mjaft shpesh fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Anxhelina ka publikuar në Instagram Story një video ku shfaqet duke vallëzuar, ndonëse ora shënonte 4:29 e mëngjesit.
Nuk dihet nëse këngëtarja prefron që të zgjohet gjithnjë në atë orë të hershme, mirëpo edhe pse ishte herët, energjia e saj nuk mungonte aspak, madje kërcente dhe bënte lëvizhje pa pushim. /Telegrafi/